Zjarr në Berat, digjen dhjetëra vreshta dhe blloqe me fiq (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në kodrën e Mimiasit në Berat dhe për pasojë janë djegur dhjetëra pemë me fiq dhe vreshta.

Zjarri po përparon, ndërsa era është duke e favorizuar.

Zjarrfikëset e kanë të pamundur futjen në zonë të mjeteve për shkak të mungesës së rrugës. Punonjësit janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar pa dashje nga banorët e zonës./albeu.com

 


Shtuar 21.03.2022 11:02