Përplasje mes grupeve xhihadiste, 70-të të vrarë në Siri
Dhjetra luftëtarë të dy grupeve xhihadiste kanë humbur jetën pas një përplasje të armatosur mes tyre në veri të Sirisë.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të paktën 70 luftëtarë të këtyre dy grupeve kanë humbur jetën gjatë luftimeve, ndërkohë që grupi Tahrir al-Sham ka marrë nën kontroll shtatë fshatra të cilat më parë ishin nën kontrollin e grupit xhihadist, Jund al-Aqsa.

Sipas raportimeve të mediave lokale, dy grupet xhihadiste janë duke luftuar për të rritur influencën e tyre në rajon.

Beteja është duke u zhvilluar mes grupit Tahrir al-Sham, që dikur ka qenë aleat me al-Qaeda dhe Jund al-Aqsa, grup i njohur për lidhje me ISIS. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori