Përplasen trenat, 17 të vdekur e 50 të lënduar (VIDEO & FOTO LAJM)
Dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin duke lënë të paktën 17 të vdekur dhe 50 të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Karaçi të Pakistanit, ndërsa pamjet televizive tregojnë vagonat e shkatërruar.

Ekipet e shpëtimit u kanë ardhur menjëherë në ndihmë të lënduarve dhe po punojnë për nxjerrjen e viktimave, ndërsa autoritetet spitalore bëjnë me dije se në mesin e viktimave ka gra e fëmijë.

Pakistani ka një nga infrastrukturat më të këqija hekurudhore në botë, dhe ky nuk është aksidenti i parë ku janë shkaktuar vdekje masive nga përplasja e trenave. /albeu.com/





Shtuar më 03/11/2016, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori