E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Provoi të grabiste një fëmijë, rrihet çnjerëzisht nga turma gruaja në Indi (VIDEO)
Otera Bini nga West Bangal i Indisë, është torturuar keq nga një turmë njerëzish pasi dyshohet të ketë tentuar të rrëmbejë një fëmijë.

Atë e lidhën për një traktori dhe më pas e tërhoqën zvarrë për afro tre orë.

Gruaja 42-vjeçare që vuan nga probleme mendore, ka ikur nga shtëpia për të shëtitur nëpër fshat, derisa ka ndaluar te një shtëpi ku ishte një fëmijë duke qëndruar vetëm.

Banorët kanë dyshuar se ajo provoi ta grabiste dhe nisën ta torturonin në mënyrat nga më çnjerëzore.

Para se të vdiste nga goditjet me gurë dhe shtiza druri, asaj ia rruan kokën dhe ia shqyen të gjitha rrobat. /albeu.com/


Shtuar më 03/07/2017, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori