Kush është “i forti” i Shkodrës që qëlloi me armë 38 vjeçarin

Ky që po shihni në foto është Luverdo Kola, autori i të shtënave me armë në qytetin e Shkodrës dhe po kërkohet nga forcat blu.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme pranë kryqëzimit të Prek Calit ku ka mbetur i plagosur Tonin Larushku, 38 vjeç, i cili është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Policia bën me dije se shkak për të shtënat ka qenë një konflikt i çastit mes dy personave.

Më herët, policia njoftoi se në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 1.09.2020 16:14