Mbi 1 milion njerëz i bashkohen protestave
Update- Mbi 1 milionë njerëz u janë bashkuar protestave të ditëve të fundit në Brazil. Kjo është cilësuar si vala më e madhe antiqeveritare, pasi ka përfshirë më shumë se 100 qytete në të gjithë Brazilin.

Dhuna ka shpërthyer në shumë vende dhe një 18-vjeçar humbi jetën kur një automjet tentoi të çante një barrikadë në San Paulo.

Protestat kanë nisur një javë më parë, fillimisht për çështjet e transportit dhe çmimet e biletave, por tashmë janë kthyer në protesta antikorrupsion, çka rrezikojnë edhe mbarëvajtjen e Kampionatit Botëror të futbollit, i cili organizohet vitin e ardhshëm në Brazil. /albeu.com/

.........................

09.40 - Një turmë masive demonstruesisht u mblodh rreth një kishe ikonë në zemër të Rio de Janeiro-s, të enjten, duke thirrur “mjaft me korrupsion” dhe “mund të jetoj edhe pa Botërorin”.

Burime për CNN raportuan se policia ka përdorur sërish gazin lotsjellës në disa zona të qytetit, pas shpërthimit të përleshjeve.

Policia raportoi fillimisht dhjetra-mijëra protestues në Rio, por më vonë u bë e ditur se turma ishte shtuar në më shumë se 300 mijë persona.

Jashtë Kishës “Candelaria”, organizuesit bënë thirrje ndaj protestuesve që të marshonin paqësisht, teksa listuan një varietet të gjerë kërkesash, drejtuar qeverisë së vendit amerikano-jugor.

Në kryeqytetin brazilian, një grup protestuesish, gjatë së enjtes, u përpoqën dy herë me forcë të hynin në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme. Por, policia i zmbrapsi inkursionet e tyre, e megjithatë protestuesit arritën të ndiznin një zjarr brenda ndërtesës, sipas raportimeve të medias shtetërore.

Demonstratat e mëdha në Rio, Sao Paulo dhe Brasilia erdhën vetëm 1 ditë, pasi lëvizja, që nisi si një protestë ndaj rritjes me 9 cent të tarifave të autobusëve, shënoi një fitore të madhe.

Si Sao Paulo, edhe Rio de Janeiro pranuan të tërhiqeshin nga rritja e cmimeve të biletave të autobusëve dhe metrove. Por, ky veprim mos nuk mjafton? Mos është vonë për qeverinë braziliane? /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2013, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori