Protestuesit i vënë "flakën" Minnesotës për Floyd, Trump paralajmëron se do nxjerrë ushtrinë në rrugë
Ditën e sotme u vu në pranga polici që vrau George Floyd në SHBA.

Nëse shpallet fajtor, Derek Michael Chauvin mund të dënohet rreth 35 vite burg.

Ndërkohë protestat e dhunshme në vend vazhdojnë ende. Protestuesit, që më parë plaçkitën dhe dëmtuan dyqane rrugëve, i kanë vënë flakën vendeve të ndryshme në qytet. Presidenti Trump, përmes një postimi në Tëitter, tha se “këta rrugaçë po fyejnë memorien e George Floyd dhe s’mund ta lejoj”. Ai kërcënoi se do të vendosë ushtrinë në ndihmë të guvernatorit Tim Walz dhe nëse nuk vendohet kontroll, do të hapet zjarr.

Sipas raportit të policisë, Chauvin i vështirësoi frymëmarrjen Floyd duke i vendosur gjurin për 8 minuta dhe 46 sekonda në total, ndërkohë që gjatë 2 minutave dhe 53 sekondave të fundit, Floyd nuk reagonte.

Shtuar më 29/05/2020, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori