Vëlla e motër u vranë në oborr të shtëpisë, krimi ndodhi prej divorcit të vajzës?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë pak minuta më parë.

Sipas informacioneve të para mësohet se nga përplasja me armë janë vrarë 2 persona, në zonën e njohur si Kodër Rreshen.

Dyshohet se personat që kanë humbur jetën janë motër e vëlla.

Detaje të reja ende të pakonfirmuara zyrtarisht janë zbuluar nga vrasja e dyfshitë e motrës dhe vëllait.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së tyre në Kodër Rrëshen.

Dyshohet se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur për pasoje e konflikteve mes familjes, pasi vajza, viktima ishte i ndarë nga bashkëshorti ndërkohë i dyshuari kryesor është ish-bashkëshorti i saj.

Informacion paraprak:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjendhe arrestimin e autorit. /albeu.com/


Shtuar 25.02.2020 20:37