Protestat paralizojne qeverine
Albeu.com
Manifestimet dhe protestat vazhdojnë që të jenë prej disa muajsh një aksion refren i në rrugët dhe bulevardet e kryeqytetit grek. Protestat e ditës së djeshme në Greqi përshkallëzohen sot duke marrë përmasa më të mëdha, çka do ta ...... paralizojë pothuajse plotësisht shtetin helen. Greqia ndalon trafikun ajror, hekurudhor, urban si dhe mbyll spitalet, shkollat, bankat, zyrat publike dhe dyqanet

Qindra mijëra persona manifestuan ditën e marte në qendër të Athinës, me thirrje të disa sindikatave, kundër masave të rrepta ekonomike, të ndërmarra nga qeveria greke.
Më pak se 1000 manifestues të ''Pame'', fronti sindikal i Partisë Komuniste, janë mbledhur përpara parlamentit ku nisën të thërrisnin dhe të brohorisnin kundër masave.
"Nuk do të japim më asnjë euro për krizën", shkruhej në një banderolë që mbanin manifestuesit.
Rreth 200 militantë komunistë kishin rrethuar më parë gjithë zonën përqark Akropolit, ku kishin vënë një banderolë gjigante ku bëhet thirrje popullsisë për mobilizim.
Qindra profesorë dhe mësues privatë gjithashtu janë mbledhur përpara parlamentit ku një delegacion përfaqësues është autorizuar të paraqesë një listë kërkesash.
Një manifestim i tretë është organizuar nga Adedy, me 375 mijë anëtarë, e cila ka bërë thirrje për një grevë 48 orëshe të punonjësve të sektorit publik. Sipas të dhënave të institucioneve greke bankare pritet që Greqia të ketë një reçension ekonomik që kap kufirin e 4 %-it.
Shtuar më 05/05/2010, ora 10:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori