Protestat në Rusi, arrestohen mbi 1000 persona
Policia ruse ka arrestuar më shumë se një mijë protestues të cilët kanë dalë nëpër rrugët e Moskës për ta mbështetur opozitën në Rusi.

Protestuesit janë duke kërkuar që edhe pjesëtarët e opozitës të konkurrojnë në zgjedhjet lokale, shkruan Reuters.

Kjo për shkak se autoritetet ruse e kanë shpallur të kundërligjshëm kandidimin e opozitarëve në zgjedhjet lokale dhe kjo gjë ka nxitur reagime në mbarë vendin.

Njohësit e zhvillimeve politikë në Rusi po e cilësojnë këtë protestë si më të madhen gjatë viteve të fundit.

Raportohet se gjatë protestës një grua dhe një burrë kanë marrë lëndime serioze në kokë si pasojë e sulmeve të policisë.
Shtuar më 27/07/2019, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori