Protestat në Katalonjë, dhjetëra të plagosur dhe të arrestuar
Autoritetet spanjolle njoftuan se gjatë natës së tretë të trazirave, që ishin më të dhunshmet deri më tani, janë plagosur 80 persona, nga të cilët 46 policë, transmeton AA.

Rajoni autonom i Katalonjës">Katalonjës në Spanjë në tre ditët e fundit ishte arenë e përleshjeve të dhunshme në mes policisë dhe demonstruesve, pas vendimit të Gjykatës Supreme për të dënuar me burg 9 udhëheqësit rajonal të lëvizjes separatiste. Nëntë separatistë u dënuan për rolin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Katalonjës">Katalonjës me burgim nga 9 deri në 13 vite.

Zyra e kryeministrit spanjoll njoftoi se 33 persona janë arrestuar, 4 janë mbajtur në paraburgim me akuza për prishjen e rendit publik dhe qetësisë.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches kryeson takimin me ekspertët e Ministrisë së Brendshme dhe ministrive tjera për të analizuar situatën e sigurisë në rajonin verilindor.

Protestuesit sot filluan me bllokada të reja të rrugëve në Katalonjë, ku në mesin e tyre është edhe autostrada kryesore që çon në Francë.

Mijëra njerëz nga e mërkuara marshojnë qetë drejt kryeqytetit katalonjas Barcelonë, ku janë hedhur në grevë studentë, të cilëve të premten pritet t’u bashkohen edhe sindiaktat e punëtorëve.
Shtuar më 17/10/2019, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori