VIDEO/ Tym i zi në kryeqytet, digjet një makinë te ish-kompleksi Dinamo në Tiranë

Një makinë ka shpërthyer në flakë këtë të hënë para ish-kompleksit Dinamo në Tiranë. Në vendngjarje te rruga “Liman Kaba” ka mbërritur Policia Rrugore, një autoambulancë dhe shërbimet zjarrfikëse të kryeqytetit.

Siç shihet nga pamjet makina është përfshirë e gjitha nga flakët. Për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por paraprakisht dyshohet për një defekt teknik./albeu.com/


Shtuar 3.07.2023 11:13