Protesta te dhunshme ne Athine dhe Selanik
Albeu.com
Sulmet ndaj makinave jane kryer ne lagjet Neo Kosmo, Aspropirgo dhe ne rrugen Pireos. Te pakten 5 makina jane djegur pak pas mesnate ne kryeqytetin grek Athine nga persona te panjohur.Ne te tre rastet eshte dashur nderhyrja e makinave zjarrfikese per te parandaluar zjarrin te perhapet ne makinat e tjera te parkuara .
Pothuajse ne te njejten kohe ekipet e zjarrfikesve perballuan ne Selanik, 4 raste zjarresh ne makina te lagjeve Napoli dhe Ano Poli, zjarre te cilat jane vene nga persona te panjohur.
Por edhe qyteti i Larises ka qene deshmitar i te njejtes skene, per arsye se edhe aty nje grup te rinjsh ju ka vene zjarr dy makinave ne sheshin Salia te qytetit.
Ne te gjitha rastet e nates se sotme nuk ka pasur marrje pergjegjesie per keto veprime te cilat policia greke vlereson se jane veper e grupeve anarkiste.
Shtuar më 13/04/2009, ora 19:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori