Protesta të dhunshme anti-“Charlie” në Nigeri (FOTO LAJM)

Agjencia e njohur AFP publikoi 100 fotografite me te mira te vitit 2008. Mes ketyre fotografive gjenden edhe dy fotografi nga Kosova, momente gjate shpalljes se pavaresise. Ja keto fotografi ...
Protesta të dhunshme kundër revistës franceze “Charlie Hebdo” janë zhvilluar në kryeqytetit nigerian Niger, pas ripublikimit të karikaturave tallëse. Për pasojë tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 6 kishave u është vënë zjarri.

Protestat nisën një ditë pas vrasjes së 5 personave në qytetin e dytë më të madh në Nigeri, duke u mbledhur fillimisht përballë xhamisë së madhe në Niamey e duke u përhapur më tej dhe në shumë pjesë të vendit.

Duke dënuar protestat e dhunshme, Presidenti nigerian Mahamadou Issoufou ka bërë thirrje për qetësi.

Në kundërpërgjigje të publikimit të 7 milion kopjeve, një javë pas sulmit ku u vranë 12 persona pjesë e stafit të Charlie Hebdo, protestuesit kanë protestuar me pankarta ku shkruhet “Unë jam Mysliman dhe e dua Profetin tim”.

Shumë myslimanë i konsiderojnë karikaturat e revistës me profetin Muhamed si tepër ofenduese. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori