E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Protesta të dhunshme anti-qeveritare në Rumani (FOTO LAJM)

Qindra mijëra qytetarë rumunë kanë bllokuar rrugët e Rumanisë në shenjë proteste kundër një vendimi qeveritar që dekriminalizon një varg shkeljesh korruptive.

Marshe të ngjashme në Rumani kishte edhe një ditë më parë, teksa protestuesit paralajmëronin se do të rrinë rrugëve derisa qeveria të kthejë prapa vendimin.

Rreth 130 mijë persona protestuan në Bukuresht, teksa rreth 100 deri në 150 mijë protestuan në 55 qytete të tjera në tërë vendin.

Vlerësohet se vendimi i qeverisë për të dekriminalizuar disa prej veprave korruptive është një prej veprimeve më të rënda që prej anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian një dekadë më herët.

Po ashtu, edhe ambasadat e huaja në Rumani shfaqën shqetësimin e tyre për vendimin qeveritar. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 08:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori