Protesta në Stamboll, 20 të plagosur (FOTO-LAJM)

Turqia ka hyrë sot në ditën e dytë të protestave të dhunshme me përplasje mes policisë dhe demonstruesve në Stamboll dhe Ankara. Protesta nisi fillimisht si një kundërshtim ndaj një plani për të rizhvilluar parkun Gezi në të famshmin Sheshin Taksim u përshkallëzua shumë shpejt pasi policia përdori gaz lotsjellës.


Policia u përgjigj dhunshëm tentativës së protestueve për të kaluar drejtë paralamentit ndërkohë që demonstruesit këndonin “Të bashkuar kundër fashizmit” dhe “Qeveria të japë dorëheqjen”.Një dëshmitare tha për BBC se policia ka hedhur gaz lotsjellës nga helikopterët, ndërkohë që transporti publik u bllokua. Nga përleshjet mësohet se janë plagosur 20 persona. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2013, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori