Policia ndalon dhe kontrollon imtësisht lojtarin e Milanit, reagimi kur marrin vesh se cili është bëhet virale

Mesfushori i kampionëve të italisë, Bakayoko është ndaluar gabimisht nga policia italiane pasi e kishin ngatërruar me një tjetër person.

27-vjeçari përjetoi disa momente jo të këndshme pasi policët ishin me armë nëpër duar dhe po e kontrollonin imtësisht lojtarin.

Bakayoko ishte drejt arrestimit, por një polic tjetër afrohet aty pranë dhe vë re se personi që kishin ndaluar dhe ngatërruar ishte Bakayoko i Milan-it.

Në atë moment duke që ai i thotë kolegut se është Bakayoko, mesfushori i Milanit. Kolegu i cili po e kontrollonte në fillim nuk e kupton dhe duket nga leximi i buzëve që e pyet “Kush?”, dhe më pas kur e sheh, bën një reagim qesharak dhe e lë të lirë./ h.ll/albeu.com