Protesta ndaj Thaçit në Podgoricë, pa incidente
Është mbyllur pa incidente por me gjuhë urrejtje protesta në Mal të Zi, e organizuar për shkak të vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas mediave malazeze, protestuesit të cilët kishin përballë forca të shumta policore, thanë se Thaçi nuk e ka vendin në Mal të Zi, por në gjykatë të Hagës.

Protestuesit ekspozuan disa fotografi, sipas tyre, të civilëve të rrëmbyer dhe të vrarë gjatë periudhës kohore, 1998-2000. Ndërsa "Vrite, vrite shqiptarin", "Kosova është zemra e Serbisë", ishin disa nga parullat ata mbanin në duar.
Gjatë vizitës së tij njëditore në Podgoricë, zëvendëskryeministri i Kosovës nështë takuar me ministrin e Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukshiç.

Gjithashtu ministri Thaçi takoi edhe kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviç, presidentin Filip Vujanoviç, si dhe me kryetarin e Parlamentit, Ranko Krivokapiç. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori