Protesta masive në përvjetorin e zgjedhjes së presidentit Trump
Më 8 nëntor, mijëra amerikanë në disa qytete pritet të dalin në një protestë, që organizatorët e kanë titulluar “T’i Drejtohesh Qiellit me Britma të Pashpresa”.

Protesta përkon me një vjetorin e ardhjes në pushtet të Presidentit Trump.

Protesta e pashembullt që po mbahet në shumë qytete amerikane është vënë në lojë nga konservatorët, duke shkaktuar shkëmbime intensive në internet që ilustrojnë përçarjen e thellë partiake mes pakicës së fortë të mbështetësve besnikë të presidentit Trump dhe një grupi po aq të zëshëm, dhe pothuajse më të madh, që e urren atë.

"Politika amerikane kishte filluar të polarizohej shumë kohë përpara Presidentit Trump dhe u kristalizua në përçarje, që tani karakterizon politikën", thotë Dan Mahaffee, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Presidencës dhe Kongresit.

"Ne gjithnjë e më shumë shohim demokratë të zjarrtë, republikanë të zjarrtë, dhe një grup të vogël në mes të cilët janë më pragmatik".
Një sondazh i gazetës Ëashington Post dhe kanalit televiziv ABC Neës i publikuar këtë javë tregon se Donald Trump është presidenti më pak popullor në 70 vjet në këtë pikë të mandatit të tij presidencial, që kur filluan të bëheshin sondazhe për këtë çështje. Më pak se katër në dhjetë amerikanë thonë se ata e miratojnë punën e tij. Pothuajse 60 për qind thonë se nuk e miratojnë, shumica prej tyre "fuqimisht".

Madje edhe shumë anëtarë të bazës tradicionale të mbështetësve të Trump në rajonet qendrore të Amerikës thonë se ai nuk është presidenti i tyre ideal, njofton VOA.

"Ai mund të jetë shumë i vështirë të pëlqehet", thotë ekzekutivi i biznesit në Kolorado, Eugene Bourque.

"Por unë dua një njeri në Shtëpinë e Bardhë, i cili mbështet Krishtërimin, Kapitalizmin, Konservatorizmin dhe Kushtetutën dhe që është i gatshëm të luftojë për mbrojtjen e tyre." /albeu.com/

Shtuar më 07/11/2017, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori