Protesta masive në Poloni, evakuohet kryeministri
Pëlqej
Deputetët polakë vazhdojnë për të dytën ditë radhazi bllokadën më të madh politike në vend ndër vite, ndërsa ministri i Brendshëm polak ka akuzuar dje opozitën për organizimin e një puçi.

Kryeministri Beata Szydlo dhe shefi i partisë në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jaroslaë Kaczynski, ju është dashur të evakuohen nga ndërtesa në orët e vona të ditës së djeshme pasi policia përdori forcën për të shpërndarë një protestë masive.

Ndërkohë, protestat kanë nisur të shtunën në Varshavë, me disa mijëra demonstrues që pvalëzitnin flamujt polakë dhe thërrisnin "Ndaloni shkatërrimin e të Polonisë", transmeton "The Telegraph". /albeu.com/

Shtuar më 18/12/2016, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori