U kërcënuan publikisht, habit Ilir Meta: Me Yuri Kim kam marrëdhënie të shkëlqyer

Presidenti Ilir Meta ka folur për marrëdhënien e tij me ambasadoren Yuri Kim me të cilën kishte një përplasje në distancë pak ditë më parë.

Presidenti Meta ka habitur kur ka deklaruar me ambasadoren Kim, të cilën dje e kritikoi se mendon serbisht për Shqipërinë, ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

Ilir Meta: Marrëdhënia me ambasadoren ka qenë gjithmonë e shkëlqyer, e shkëlqyer. Primare është mbarëvajtja e këtij procesi, pasi është vendimtar për hapjen e negociatave me BE-në. Marrëdhëniet e mia me SHBA-të do të mbeten të shkëlqyera. Zgjedhjet janë të mrekullueshme, kudo janë të mrekullueshme, në Shijak të mrekullueshme, kudo është fantastike.

 


Shtuar 25.04.2021 17:14