Protesta kundër martesës së një myslimani me një izraelite (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një martesë mes një hebreje dhe një myslimani është tentuar të ndalohet nga një grup protestuesish radikalë izraelitë.

Protestuesit thërrisnin “vdekje arabëve”.

Dhjetëra forca policie, përfshi këtu edhe njësitin më elitar, formuan zinxhir njerëzor për të bllokuar protestuesit që të hynin në sallën e dasmës.

Katër nga protestuesit u vunë në pranga.

Nusja, Maral Malka, 23 vjeç dhe dhëndri Mahmoud Mansour, 26 vjeç, kishin kërkuar më parë nga gjykata mbrojtje për dasmën e tyre.

Kjo protestë nxjerr edhe njëherë në pah faktin se raportet mes izraelitëve dhe palestinezëve janë tejet të acarruara. /albeu.com/


Shtuar më 18/08/2014, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori