Protesta kunder bllokimit te nje zone te shenjte ne Jerusalem
Albeu.com
Policia izraelite mbylli një sot një kompleks, ku ndodhet vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, dhe përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit palestinezë, të cilët sulmuan policinë me mjete të forta, njoftuan burime zyrtare palestineze dhe izraelite.
Nëntë persona u lënduan në përleshjet që shpërthyen në qytetin e vjetër të Jerusalemit, njoftuan burime spitalore palestineze. Zyrtarët izraelitë njoftuan se dy policë u plagosën dhe tre protestues u arrestuan. Një javë më parë, 30 persona u plagosën në përleshje të ngjashme pranë xhamisë al-Aqsa dhe palestinezët paralajmëruan për kryengritje të tjera.
Shtuar më 05/10/2009, ora 00:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori