Protesta dhe arrestime në Wall Street (FOTO)
Rreth dy mijë persona u mblodhën në Manhatanin e Poshtëm, në Nju Jork për të protestuar kundër pabarazive sociale dhe pasojave të krizës ekonomike.
Demonstruesit marshuan para policive të Nju Jorkut në shenjë proteste edhe ndaj arrstimeve dhe sjelles së policëve. Qindra persona kanë ngritur kaming afër Woll Street prej 17 shtatorit si pjesë e protestës ndaj barazisë së Koroporatave, politikës dhe pabarazive.

Ndërkohë, të paktën 700 persona u arrestuan mbrëmjen e djeshme në Nju Jork, pasi tentuan të bllokonin urën e famshme të Bruklinit. Protesta ishte reagim ndaj efekteve të krizës ekonomike.


''Demonstruesit bllokuan përreth dy orë trafikun në urën e Bruklinit'', deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD). Ai shtoi se u arrestuan "rreth 700 persona. Disa prej tyre u liruan më vonë, ndërkohë që të tjerët do të kalojnë së paku 24 orë në qeli''.

Grupi i organizuar thekson se po mbron 99% të amerikanëve nga 1 qindëshi që është i pasur dhe ka bërë thirrje për 20 mijë persona në rrugë. 80 persona janë arrestuar gjatë marshimit të 25 shtatorit, shumica e të cilëve për sjellje të parregullta dhe bllokim të trafikut. /albeu.com/

http://www.albeu.com/dokumenta/foto/wollstreetprotest1.jpg" width="500" height="290" align="right">
Protestat

http://www.albeu.com/dokumenta/foto/wollstreetprotest.jpg" width="500" height="290" align="right">
Arrestimet




Shtuar më 02/10/2011, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori