Propozoi shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi, senatori e quan të çmendur Rohrabacherin
Kongresmenin republikan i cili pak ditë më parë propozoi që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë territoret mes tyre, është quajtur i ccmendur nga senatori nga Arizona John McCain.

"Ekziston një i çmendur ekstrem në çdo organizatë" ka thënë McCain, për Rohrabacher pas një interviste, duke thënë se ai për një kohë të gjatë ka qenë përkrahës i pajtimit me presidentin rus, Vladimir Putin.

"Qeveria e Vladimir Putinit është akuzuar për abuzime të ndryshme me të drejtat e njeriut. Gazetarë të shumtë, kritik të qeverisë ruse, janë vrarë vitet e fundit, por prap Rohrabacher beson se akuzat janë "gjepura" dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me Rusinë për t'i luftuar grupet terroriste dhe të përgatiten për ngritjen e Kinës si fuqi botërore.", ka thënë McCain. /albeu.com/







Shtuar më 07/02/2017, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori