Prokuroria: Mubarak dhe vartësit “nxitës të vërtetë” të vrasjeve
Gjatë seancës së radhës së zhvilluar në ngarkim të ish presidentit Hosni Mubarak, dy djemve të tij dhe disa zyrtarëve të lartë të regjimit të tij, prokurori i çështjes deklaroi se këta persona kanë qenë “nxitës të vërtetë” të vrasjes së mbi 800 protestuesve gjatë trazirave të vitit të kaluar.

Gjatë seancës dëgjimore të së mërkurës, kryeprokurori Mustafa Suleiman tha se tetë të akuzuarit kanë autorizuar përdorimin e municionit të vërtetë ndaj protestuesve. Ndrkohë ka këshilluar policinë të nisë hetimet e veta, me interevistimin e qindra dëshmitarëve, mjekëve dhe zyrtarëve policorë. Mubaraku dhe shtatë të pandehurit e tjerë akuzohen për përfshirje në vrasje dhe nëse shpallen fajtorë, mund të përballen me dënimin me vdekje. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2012, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori