Programi bërthamor i Tehranit, Kerry takohet me Zarif
Diskutimet për programin bërthamor të Tehranit kanë bashkuar sot në një takim Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry dhe ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif. Takimi i tyre i planifikuar në Gjenevë, vjen një ditë përpara raundit të ri të negociatave në të njëjtin qytet, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë se do ta shfrytëzojë takimin me Kerryn, për të kërkuar përshpejtim të negociatave.

Ndërkaq, Presidenti amerikan Barak Obama e ka siguruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, se Shtetet e Bashkuara po punojnë drejt marrëveshjes që ka të bëjë me programin bërthamor të Iranit. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori