Programi bërthamor, arrihet marrëveshja me Iranin
Pas pesë ditësh negociatash mbi programin bërthamor, fuqitë botërore dhe Irani, kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës e cila ka zgjatur më shumë se dhjetë vjet.

Sipas marrëveshjes që u arrit pak pas mesnate në Gjenevë, hapi i parë fillestar përfshin kufizime të rëndësishme në programin bërthamor të Iranit dhe merr në shqyrtim pjesën më të madhe të shqetësimeve më urgjente, përfshirë kapacitetet pasuruese të Teheranit, stoqet iraniane me uranium të pasuruar, numrin dhe aftësitë e centrifugave iraniane dhe aftësinë e këtij vendi për të prodhuar plutonium të nivelit ushtarak në reaktorin Arak.

Irani gjithashtu është zotuar të lejojë mbikëqyrje më të madhe të programit të tij bërthamor, që mendohet se do të sillte prodhimin e një arme bërthamore.

Në kuadër të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania do të reduktojnë në mënyrë të kufizuar dhe të përkohshme sanksionet ndaj republikës islamike. Sanksionet kryesore, përfshirë ato kundër sektorit të naftës, atij bankar dhe financiar do të mbeten në fuqi.

Presidenti Barack Obama përshëndeti përpjekjet paqësore diplomatike që çuan në një marrëveshje me Iranin, pas afro një dekade tensionesh. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2013, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori