Burri problematik “i fik” karrierën prokurores Prençi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Lezhës Arjola Prençi.

Shkak për shkarkimin e Prençit është bërë një dënim me dy vite burg i bashkëshortit të saj nga ana e Gjykatës.

Bashkëshorti i saj, Pëllumb Prençi, është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkodrës, dhe për këtë shkak është ndërprerë në mes dhe karriera e prokurores.

Vendimi është dhënë nga trupa e përbërë nga anëtarët e KPK-së, Suela Zhegu, Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi.

Ai akuzohej për korrupsion, dhe dënimi i tij cënon dhe pastërtinë e figurës së bashkëshortes, sipas KPK./albeu.com/