Ish-presidenti i Afrikës së
Jugut, Nelson
Mandela është shtruar në
spital pas shqetësimeve që ka patur me
barkun. Mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Në një deklaratë për shtyp presidenti i Afrikës së
Jugut, Jacob Zuma deklaroi se dashuria dhe të gjitha lutjet e afrikanëve dhe njerëzve në mbarë botën janë me të duke kërkuar rrespektim të të drejtës së privatësisë.
93-vjeçari është fituesi i çmimit Nobël për Paqen dhe njihet në këtë vend me pseudonimin Mandiba. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2012,
ora 11:21