Gjendja shëndetësore e
ish-presidentit amerikan, George H.W.
Bush është përmirësuar.
Stafi mjekësor në Spitalin e Hjustonit, njoftoi të martën se ai ka dalë nga reparti i terapisë intensive.
“Ka ende shumë kollë”, tha mjeku Clint Doerr, duke shtuar se presidenti i 41-të i SHBA ka ende nevojë për kujdes.
Ai shtoi 92-vjeçari mund të dalë nga spitali gjatë ditëve të ardhshme në se gjendja e tij vazhdon të
përmirësohet.
Një doktoreshë tjetër, Amy Mynderse, tha se gruaja 91-vjeçare e zotit
Bush,
Barbara Bush, e cila është trajtuar gjatë ditëve të fundit në të njëjtin
spital për bronshit viral, po
përmirësohet dhe doli sot nga spitali.
Barbara u kthye pranë shtratit të bashkëshortit të saj në
spital.
Barbara dhe George
Bush janë të martuar së bashku prej 72 vitesh. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2017,
ora 19:51