Përmbyset autobusi, 28 viktima në Tajvan (FOTO LAJM)

Një autobus është përmbysur këtë të hënë në Taivan, duke shkaktuar të paktën 28 të vdekur.

Incidenti tragjik ka ndodhur në një rrugë në afërsi të kryeqytetit të Tajvanit, Taipei.

Shumë persona mbetën të bllokuar në autobusin e shkatërruar, raportoi agjencia shtetërore e lajmeveTaivan.

Rreth 40 persona raportohet se ishin në mjet kur ka ndodhur tragjedia.
Tajvani konsiderohet si njëri nga vendet më të sigurta në botë – por kritikët thonë se standardet e sigurisë duhet të përmirësohen. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2017, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori