Përmbledhjet e sondazheve të CNN nxjerrin fituese Clintonin
Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, po udhëheq në garën me rivalin e saj republikan, Donald Trump, me 8 për qind, bazuar në sondazhet e fundit të CNN, që dolën sot.

Mesatarja e sondazheve të përgjithshme tregon se Clinton ka mbështetjen e 47 për qind të votuesve, ndërsa Trump 39 për qind; kandidati liberal Gary Johnson, 7 për qind; kandidati i Partisë së Gjelbër ka marrë vetëm dy për qind.

Rezultati i këtyre sondazheve të përgjithshme është përmbledhje e rezultateve të katër sondazheve më të mëdha, të cilat e autorizojnë CNN-in për publikim.

Kjo përmbledhje e sondazheve përfshin sondazhet e “The NBC news”, te mbajtura nga 10 deri më 13 tetor; “The Washington Post”, të mbajtura në po të njëjtat ditë; “The Fox News”, të mbajtura nga 10 deri më 12 tetor dhe të “the G.W. Battleground”, të mbajtura nga 8 deri më 13 tetor. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2016, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori