Pritet formimi i aviokompanise me te madhe ne bote
Albeu.com
Aviokompanitë amerikane, United Airlines dhe Continental Airlines, priten të njoftojnë më vonë marrëveshjen e bashkimit, duke krijuar kështu aviokompaninë më të madhe në botë.
Bordi i United Airlines u takuar të premten për të votuar marrëveshjen, sugjerojnë raportet e medieve amerikane, ndërsa Continental do ta aprovojë atë të dielën.

Marrëveshja, e cila raportohet të jetë 3 miliardë dollarë, do t’i jep kompanisë së re pjesën më të madhe në tregun global, raporton BBC.

Kjo do të shënojë hapin e fundit drejt konsolidimit në industrinë ajrore.

Muajin e kaluar, British Airways dhe aviokompania spanjolle, Iberia, u pajtuan që me bashkim të krijojnë një gjigant të ri evropian, International Airlines Group.

Aviokompania e krijuar nga bashkim i United dhe Continental Airlines do të fitojë rreth 6 % të tregut ndërkombëtar, si dhe më shumë se 20 % të tregut të brendshëm të SHBA-së.
Shtuar më 03/05/2010, ora 21:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori