Një çift i ri, që ishte në pritje të fëmijës së parë,
humbën tragjikisht jetën në një
aksident automobilistik në Kaliforni.
Airyana
Luna, 20 vjeç, e cila priste të bëhej nënë në Tetor dhe i fejuari i saj Valentino Miguel Ramos, 21 vjeç, mbetën të vdekur në një
aksident të ndodhur në Moreno Valley.
Tre makina u përfshinë në
aksidentin tragjik. Një prej automjeteve humbi kontrollin dhe u përplas me mbrojtëset anësore të autostradës përpara se të kthehej përmbys.
Shoferi i automjetit, 21-
vjeçari Polo Najera Perez dhe një tjetër pasagjer
humbën gjithashtu jetën.
Të katër viktimat ishin nga San Bernardino.
Duke folur për 20-
vjeçaren
Luna, tezja e saj tha: “Ishte kaq e lumtur për beben. Ishte vajzë e mrekullueshme, e ëmbël dhe tejet e dashuruar me Valentinon”.
Autoritetet policore thanë se po vijojnë kërkimet për dy drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira në
aksident. Dyshimet janë se shkak për
aksidentin mund të jetë bërë një prej drejtuesve, i cili ishte nën efektin e alkoolit.
Shtuar më 04/09/2018,
ora 21:03