Problemi me sobën e druve për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në një
familje shqiptare, e cila jetonte në
Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në një apartament në Santa Giustina, ku gjashtë anëtarët e një
familje kanë pësuar helmim nga monoksidi i karbonit.
Të gjashtë pjesëtarët e familjes, bashkëshorti 44-vjeçar, gruaja 38-vjeçare, dhe katër
fëmijët e tyre të moshës 5 deri në 17 vjeç, janë dërguar në
gjendje të rëndë në spital. Fatmirësisht,
fëmijët paraqesin një
gjendje më të stabilizuar, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mediave italiane, shkak për helmimin e tyre dyshohet të ketë qenë keqfunksionimi i sobës me dru. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018,
ora 20:08