Prindërit e braktisën se lindi pa krahë, ndodh mrekullia me vogëlushen
Një vajzë e vogël nga Ukraina u braktis nga prindërit e saj pasi ajo lindi pa krahë.

Por vitet kaluan dhe jeta e saj mori kuptim tjetër.

Prindërit e saj biologjikë, edhe pse ekonomikisht shumë mirë, vendosën ta braktisin sapo ajo erdhi në jetë.

Në dhjetorin e 2015-ës Chris dhe Elmira Knutsen, një çift rus që jetonte në Moskë, prindër të tre fëmijëve do të vizitonin Valentinën.

Ata kishin adoptuar 5 vjet më parë një djalë, i cili kishte lindur pa duar e këmbë për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike dhe dukej sikur kishte ardhur momenti të shtonin në familje një pjesëtare të re.

Bashkëshortët Knutsen kishin pasur eksperienca të shumta vullnetare në jetimore dhe spitale të ndryshme dhe nuk mund të mos ishin të ndjeshëm ndaj këtij rasti.

Në këtë moment, zonja e shtëpisë u kërkoi fëmijëve nëse ishin të gatshëm të prisnin një motër. I vetmi që “refuzoi” ishte Radik, i cili nuk dëshironte që motra e tij të vuante sikurse vëllai i madh i adoptuar.

Pasi mamaja e bindi që motra e tij kishte nevojë për një strehë të ngrohtë familjare, ata vendosën të adoptonin Vasilinën dhe t’i ofronin familjen dhe dashurinë që i kishte munguar.

Rasti do të bëhej viral pas publikimit të fotografive të Vasilinës teksa ushqehej dhe pikturonte me këmbë, duke na bërë të kuptojmë se dashuria dhe mirësia mund të bëjnë mrekulli. /noa.al
Shtuar më 16/10/2019, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori