Prindërit donin ta fotografonin, 2 vjeçarja bie nga tarraca e lokalit
Një dy vjeçare ka rënë nga tarraca e një lokali prej rreth 3 metrash lartësi, ndërsa prindërit e saj donin ta fotografonin.

Prindërit i kanë thirrur për t’iu bërë një foto sëbashku me vëllain e saj, por vajza ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga 3 metra lartësi përmes kangjellave të tarracës.

Policia raporton se vajza ka marrë lëndime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Firence të Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2016, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori