Princi Uilliam i përkushtohet familjes
Pas më shumë se 7 vjetësh shërbim princi Uilliam vendos të heqë dorë nga Forcat e Armatosura duke iu dedikuar familjes së tij në Londër dhe duke marrë përsipër detyrat e një anëtari të familjes mbretërore.

Duka i Kembrixhit, e ka përfunduar turnin e tij të fundit si pilot i Forcave Ajrore mbretërore më 10 shtator. Pallati ka njoftuar se tani ai do të përqendrohet në detyrimet mbretërore, do t’i përkushtohet bamirësisë së bashku me dukeshën e Kembrixhit, Keit Midëllton dhe familjes së tij që është shtuar më 22 korrik me një djalë, princin Xhorxh Aleksander Louis. Familja e tyre do të zhvendoset nga shtëpia në Anglesi drejt Pallatit Kensington, brenda një periudhe të shkurtër. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2013, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori