Princi Mohamed Bin Salman emërohet pasardhës i Mbretit Salman
Mbreti i Arabisë Saudite, Salmani, ka emëruar sot birin e tij, Mohamed Bin Salmanin, për pasardhës të tij dhe ky vendim u mor në momentin kur i gjithë rajoni gjendet në një fazë mjaft të vështirë dhe turbulente.

Princi Mohamed Bin Salman në vendin e parë për pasardhësfronit zëvendësoi Mohamed Bin Naxhefin, i cili si pasardhës i mbretit u emërua në vitin 2015.

Mohamed Bin Salmani gjithmonë ka pasur një rol të shquar në qeverinë e Arabisë Saudite dhe ai do të vazhdoi të ushtroi funksionin e ministrit të Mbrojtjes.

Si ministër i Mbrojtjes, ai ka mbikëqyrur fushatën ushtarake të Riadit kundër kryengritësve hutu në Jemen.

Kjo luftë rezultoi me vrasjen e mijëra civilëve në vitin 2015 dhe e shtyri Jemenin drejtë shembjes së plotë sociale, ekonomike dhe institucionale.

Siç raportuan mediat, Mohamed Bin Salman menjëherë do të merr përsipër edhe funksionin e zëvendëskryeministrit, të cilin deri me tani e ka ushtroi tashmë ish-pasardhësi i fronit, Naxhaf.

Naxhaf ju zotua menjëherë për besnikëri pasardhësit të ri të Mbretit.

Kur Mohamad Bin Salman të bëhet zyrtarisht mbret, ai do të jetë monarku i parë saudit, i cili nuk është i biri i themeluesit të shtetit, mbretit Abdull Aziz Al Saud.

Al saud ka pasur 45 djem dhe një numër të panjohur të vajzave.

Mohamed Bin Salman është i martuar dhe njihet për dashurinë e tij për luksin.

Së fundi ai ka blerë një jaht luksoz nga një milioner rusë, në vlerë prej 500 milionë euro.

Trashëgimtari i ri i fronit konsiderohet si reformator, i cili ka thënë se do të angazhohet për lirinë e shprehjes dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Në mars ai është takuar edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili theksoi se Arabia Saudite, pa ndikimin amerikan, do të përfundonte si Koreja e Veriut.


Shtuar më 21/06/2017, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori