Princi jordanez pohon se Trump është i rrezikshëm
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe Princi i Jordanise, Zeid Ra'ad al Hussein, kanë deklaruar sot se Kandidati republikan Donald Trump është potencialisht i rrezikshëm nga ana një këndvështrimi ndërkombëtar.

"Nëse Donald Trump është zgjedhur në bazë të asaj çfarë ai ka thënë, mendoj pa asnjë dyshim se ai do të jetë i rrezikshëm nga pikëpamja ndërkombëtare", ka thënë Zeid për gazetarët në Gjenevë, duke shtuar se disa nga deklaratat e Trump, veçanërisht ato mbi torturën dhe njerëzit në nevojë kanë qenë thellësisht shqetësuese dhe të pavenda.

Muajin e kaluar, Zeid akuzoi manjatin e pasurive të paluajtshme të Nju Jorkut se po përhapte paragjykime poshtëruese raciale dhe fetare si dhe paralajmëroi një rritje të politikës populiste që mund të kthehet e dhunshme. /albeu.com/




Shtuar më 13/10/2016, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori