Princi britanik jep alarmin: Bota po shkon drejt luftës
Princi britanik Charles, ka paralajmëruar se bota po shkon drejt konfliktit dhe se i ka harruar mësimet e Luftës së Dytë Botërore.

Duke folur në një mbledhje fondesh për hebrenjtë, Princi i Uellsit kujtoi "persekutimin e papërshkrueshëm" që i'u deshën të duronin të mbijetuarit e Holokaustit dhe ish-kampioni olimpik në peshëngritje Ben Helfgott.

"Mbledhja e ndihmave për hebrenjtë na mundëson që të mblidhemi së bashku për të bërë atë që mundemi për të ndihmuar njerëzit praktikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht, veçanërisht në një kohë kur mësimet e tmerrshme të luftës së fundit duket se janë duke u harruar", tha princi Charles, për "Telegraph". /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2017, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori