Princesha saudite grabitet ne Itali
Albeu.com
Një princeshë saudite dhe një biznesmen i pasur maroken janë grabitur ditët e fundit në Sardenjë në dy hotele të ndryshme ku grabitësit kanë vjedhur 11 millionë euro bizhuteri dhe të holla që i përkisnin princeshës, njoftoi sot shtypi italian."Grabitësit kanë përdorur kudo të njëjtin çelës. Në 10 minuta, në orarin e darkës ata kanë arritur të çmontojnë dhe të marrin kasafortën në dhomën e vajzës së zëvendës mbretit të Arabisë Saudite'', shkruan e përditshmja ''La Stampa''. Sipas të përditshmes të së majtës ''La Repubblica'', kjo vjedhje është transformuar në një aksident diplomatik. "Një këshilltar i ambasadës saudite mbërriti në Sardenjë dhe kjo ngjarje po ndiqet nga shërbimet sekrete italiane dhe diplomatët e dy vendeve", shtoi ''La Repubblica''.
Shtuar më 09/08/2009, ora 21:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori