Prifti theret me thikë gjatë meshës në katedralen e Meksikës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën pasi një prift është therur gjatë një meshe në katedralen e Meksiko Siti të hënën në mbrëmje, duke tmerruar të gjithë të pranishmit.

Ati Miguel Angel Machorro thuhet është në gjendje kritike për jetën.

I dyshuari për sulmin makabër është arrestuar në vendin e ngjarjes teksa po tentonte të arratisej.

Në një konferencë për media, avokati i priftit, Armando Martinez, u ka bërë thirrje të gjithëve që të luten për Atin Machorro, si dhe ka thënë se "nuk mund të flasim për terrorizëm, nuk mund të flasim për motivet sepse ne nuk kemi asnjë provë të rëndësishme".

Ndërkohë, katedralja Metropolitane e Meksikës, që gjendet në El Zocalo plaza, është katedralja më e madhe në Amerikën Veriore dhe Jugore. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2017, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori