Një prift katolik në SHBA u ka sugjeruar atyre që nuk pajtohen me politikat Presidentin amerikan Donald
Trump që të
vrasin vetën duke u hedhur nga ndonjë ndërtesë e lartë.
Prifti Philip J. Pizzo ka shpërndarë në Facebook një mbishkrim që thuhet se inkurajon
vetëvrasjen, vetëm disa orë pas meshës të së dielës në Kishën Saint Benedict Joseph Labre në New York.
“Shfaqeni urrejtjen tuaj për
Trump. Bëjeni për drejtësinë sociale. Hidhuni kundër
Trump”, thuhet në foton e shpërndarë nga ai, e cila ilustrohet me një burrë që bie nga një qiellgërvishtëse.
Kleriku 67 vjeçar i cili e fshiu shpejt postimin tha se e kishte shpërndarë foton duke menduar se ajo ishte ‘argëtuese’.
“Nuk e promovoj
vetëvrasjen. Kam ndihmuar shumë njerëz përgjatë vjetëve dhe nuk e promovon vrasjen. Ishte qesharake”, tha ai për The Neë York Post. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017,
ora 22:25