Përgjimet e CIA-s, reagon Apple, Samsung dhe Microsoft
Lajmi i publikuar dje nga “Wikileaks” se CIA po përgjon të gjithë botën përmes disa pajisjeve teknologjike, ka shkaktuar reagim të gjerë.

Disa prej kompanive teknologjike, produktet e të cilave pretendohet se janë përdorur nga CIA, kanë reaguar sot.

“Apple” thotë se teknologjia e iPhone ka avancuar dhe përfaqëson standardin më të lartë të sigurisë.

Po kështu, edhe gjigandi korean, Samsung ka reaguar për televizorët e saj F8000 që pretendohet se përmes tyre përgjon CIA.

Sipas Samsung, mbrojtja dhe siguria e pajisjeve të tyre është prioritet për kompaninë. Kompania koreano-jugore ka marrë seriozisht dokumentet e publikuara nga Wikileaks.

Në dokumente ishte përmendur edhe Microsoft, ndërsa Google nuk pranoi të komentonte në lidhje me akuzat se CIA ka përgjuar. /albeu.com/

Shtuar më 08/03/2017, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori