"Time" zgjedh "person të vitit" gratë që folën hapur për abuzimet seksuale

Pëlqej
Disa të famshëm nga Hollivudi të quajtur "zëra që kanë lansuar një lëvizje", janë zgjedhur si "Person i vitit 2017" i revistës prestigjoze britanike "Time".

Revista TIME ka njoftuar se personi i vitit i zgjedhur nga ta është një grup njerëzish që kanë folur hapur për sulmet seksuale.

Lajmin e bëri të ditur Kryeredaktori i revistës, Edëard Felsenthal, në emisionin NBC Today.

Çmimi u vendos nga gazetarët e "Time" dhe shkon tek personi ose grupi i cili ka pasur më shumë ndikim në lajmet e vitit për më mirë ose më keq.

Të famshmit që "Time" zgjodhi t'i japë cmimin janë aktorja Ashley Judd, këngëtarja Taylor Sëift, Rose McGoëan, Alyssa Milano, Tarana Burke dhe Selma Blair.

Të gjitha këto gra bënë publike me tregimet e ngacmimeve seksuale që ata pretendonin se hasën në vendin e punës. /albeu.com/

Shtuar më 06/12/2017, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori