Presidentja e Kroacisë: Shesheli të dënohet me burg për shkeljen e flamurit kroat
Pëlqej
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, deklaroi sot se me skandalin e liderit të Partisë Radikale serbe, Vojisllav Sheshel, raportet në mes të Serbisë dhe Kroacisë janë cënuar seriozisht.

“Serbia duhet ta qartësojë nëse Shesheli e ka bërë me të vërtetë atë që ai ka thënë. Nëse vërtetohet se ai ka shkelur mbi flamurin e Kroacisë, duhet të dënohet me ligjet përkatëse. Dënimi për akte të tilla në Serbi është deri në tre muaj burg ose me para”, citohet të ketë thënë presidentja kroate.

Kitaroviq gjithashtu u shpreh se ajo shpreson se ky akt nuk do të shkaktojë pasoja tjera dhe luftë të mëtejshme verbale mes Kroacisë dhe Serbisë.

Ajo deklaroi se raportimet që gjatë vizitës së Vuçiçit në Beograd nga persona të ndryshëm është djegur flamuri serb, nuk qëndrojnë dhe se këtë mund ta vërtetojnë edhe deklaratat e Ambasadës serbe në Kroaci. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori