Presidentit Trump mund t’i ndalohet të mbajë fjalim në Parlamentin britanik
Presidenti i Shteteve të ashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk do të jetë i mirëseardhur në Parlamentin britanik gjatë vizitës së tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë kryetarparlamentari John Bercoë, në një ndërhyrje të paprecedentë, që nxiti duartrokitje dhe brohoritje të zhurmshme nga deputetët, raporton “The Guardian”.

Bercoë, roli i të cilit është jopolitik, ka thënë se duke qenë se nuk mund të bllokojë një vizitë shtetërore nga presidenti i ri amerikan, kjo nuk do të thotë që nuk do të shfrytëzojë rolin e tij si një prej tre personave kyç të Parlamentit për t'ia ërë të pamundur Presidentit Trump të mbajë një fjalimi para deputetëve britanikë.

Ai ka thënë se është nxitur në veçanti nga ajo që ai e ka quajtur "ndalesa ndaj emigrantëve" nga Trump, urdhri ekzekutiv i nënshkruar gjatë javës së parë në pushtet të presidentit, që ua ka pamundësuar hyrjen në SHBA shtetasve të shtatë vendeve myslimane, përfshirë edhe refugjatëve. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2017, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori