Presidentit te FIFA-s i merret patenta e shoferit
Albeu.com
Presidenti I FIFA-së, Joseph Blatter pas një muaj patjetër do të duhet ti nënshtrohet provimit të ri për të marrë patentë shoferin. Një masë të tillë ia ka shqiptuar gjykata zvicerane pasi që ky në tetor të vitit të kaluar kishte shkaktuar një aksident trafiku.73- vjeçari Bllater në rrethinën e Bernin gjatë një tejkalimi të pakujdesshëm kishte gërvishtur një makinë dhe më pas është përplasur me një makinë tjetër, në të cilin aksident lëndime më të lehta kishte marrë vozitësi i makinës tjetër.
Njeriu i parë i futbollit botëror kishte kaluar pa lëndime, ndërsa gjykata në qytezën Wallis për këtë aksident të cilin e ka cilësuar si “shkelje të mesme të rregullave”, i ka shqiptuar masën e dhënies së sërishme të provimit për patentë shoferin. Për Blatter-in, gjykata ka vërtetuar se ka qenë vozitës i kujdesshëm edhe përskaj faktit se presidenti i FIFA-së, ka deklaruar se ai më shumë ka shfrytëzuar shërbimet e vozitësit profesional.
Shtuar më 21/04/2009, ora 21:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori